Merkato: Roma dëshiron ta
transferojë Kamenin


04.05.2008
Skuadra e Romës është duke shqyrtuar mundësitë për
transferimin e portierit të Espanyolit, Kameni. Portieri 24-
vjeçar ka kaluar një sezon të shkëlqyer dhe konsiderohet
si njëri nga portierët më të mirë në La Liga.
Kontrata aktuale e kamerunasit me Espanyolin është
valide deri në vitin 2010, mirëpo ai tanimë ka shprehur
dëshirën për sfida të reja. Edhe pse më herët është
spekuluar për një transferim të mundshëm te Tottenham
Hotspur, “Corriere dello Sport” ka shkruar se edhe Roma
është e interesuar.

Edhe pse portieri aktual i Romës, Alexander Doni, është
dukur i paprekshëm, ai ka bërë disa gabime gjatë këtij
sezoni, ndërsa njëri prej tyre ishte pasimi i topit drejt
Wayne Rooneyt i cili i kushtoi me gol Romës në takimin e
parë çerekfinal në Ligën e Kampionëve.

Me kërkesën e Romës për një portier të ri, trajneri
Luciano Spalletti e ka drejtuar menjëherë shikimin kah
Kameni, i cili konsiderohet i ngjashëm me legjendën e
Kamerunit, Thomas N’Kono, i cili njëkohësisht është
idhulli i Gianlugi Buffonit.