Katania “paralajmëron”:
Roma, të pret një betejë!


15.05.2008
Roma për titullin, Katania për shpëtimin nga rënia.
Siçilianët paralajmërojnë një “betejë” të vërtetë në
“Massimino” dhe këtë e ka konfirmuar edhe
administratori i deleguar i siçilianëve, Pietro lo Monako, i
cili tha: “Edhe pse në letër është Roma favorite, unë them
se s’do të jetë një ndeshje aq e lehtë për ata, sepse ne do të
luftojmë me armë në duar dhe me vendosmërinë e duhur,
pasi djemtë nuk duan që të kthehen në Serinë B. Pra, do
të jetë thirrja, “o jetë, o vdekje”. Mendoj se lufta sportive
është e pashmangshme”. I këtij mendimi është edhe
presidenti Pulvirenti, i cili tha: “Ne jemi gati që të që
japim maksimumin dhe do të mundohemi ta bëjmë këtë,
sepse objektivi është shumë i rëndësishëm”.