Akuilani: Do të ishte një
krim po të mos besonim!

14.05.2008
“Kemi mbërritur në një pikë në të cilën nuk ka kthim
prapa, përkundrazi, jemi vetëm një pikë larg kreut dhe
do të ishte një krim nëse nuk do të besonim te titulli_.
Mesfushori i Romës, Alberto Akuilani, ka folur për duelin
mes verdhekuqve dhe Interit, duke u shprehur: “Do të
luajmë gjithçka brenda 90 minutave”, u shpreh talenti
verdhekuq. “Një finale sezoni kaq e bukur nuk pritej, por
ja që futbolli dhuron edhe të tilla gjëra, por është një
kënaqësi për të gjithë italianët. Do të jenë 90 minuta
betejë sportive, që do të vendosin fatin e katër
skuadrave”. Në lidhje me kundërshtarin e luftës për titull,
Akuilani pohoi se “Pas përballjes direkte në Milano
kuptuam se nuk ishim inferior nga Interi dhe besoj se,
duke parë se jemi vetëm një pikë larg, atëherë ata do të
kenë pak frikë. Sigurisht, në ndeshjet e fundit ka pasur
disa pishmane, për pikët që kemi flakur gjatë rrugës, por
mendoj se titullin e meritojmë, vetëm për faktin që kemi
besuar. Duhet të mundim Katanian dhe të shpresojmë që
Interi të mos fitojë në Parma, por për të mos luajtur me
fatin, më mirë të mos them asgjë”.