Themelimi:

AS Roma (Asociacioni Sportiv Roma) ėshtė themeluar nė korrik tė vitit 1927. Nė atė kohė, qyteti i Romės kishte
disa ekipe nė Ligėn Italiane tė futbollit: SS LAZIO(1900), ROMAN FC(1901), S.S ALBA-AUDACE ROMA(themeluar
nga bashkimi i ALBA(1911) dhe AUDACE dhe FORTITUDO-PRO ROMA (themeluar nga bashkimi i
FORTITUDO(1908) dhe PRO ROMA(1912) ). Sido qė tė jetė, shumica e kėtyre klubeve ishin tė financuara dobėt dhe
nuk ishin shumė konkuruese. Nga deshira e qeverisė sė vendit qė qdo qytet tė pėrfaqesohet nga njė klub kryesor
(si ne Fiorentine, Napoli dhe Bari) Alba-Audace, Fortitudo-Pro Roma dhe Roma u bashkuan pėr tė formuar AS
ROMA.

AS Roma mori pjesė nė ligėn kombėtare pėr herė tė parė nė vitin 1929-30 ndersa SKUDETON e pare e fitoi nė
sezonėn 1941-42.
Skudeto e dytė ėshtė fituar nė vitin 1982-83 kurse e treta nė sezonin e vitit 2000-01. Vendin e dytė ata e kanė
arritur nė vitet 1930-31, 1935-36, 1980-81, 1983-84, 1985-86, 2001-02, 2003-04  dhe 2005-06(pas skandalit tė
kurdisjeve tė ndeshjeve). Janė larguar vetem njė herė nga liga, nė fund tė sezonit 1950-51, duke u kthyer nė Serie A
sezonin tjetėr.


Vitet 1950 - 1970 :

Pas kthimit nė Serie A nė vitin 1952, Roma kaloi pjesėn e fundit tė 50-tave dhe fillmin e vitetve tė 60-ta nė pjesėn e
lartė tė klasifikimit nė ligė. Nė sezonin 1974-75 arriti tė pėrdundnte e treta nė ligė. Lojtaret mė tė dalluar nė kėtė
periudhė ishin Giacomo Losi, dhe mesėfushorėt Franco Cordova dhe Giancarlo De Sisti.
Vlen tė theksohet se pėr fitimin e skudetos sė parė, kontribut dha edhe kosovari NAIM KRIEZIU qė nė vitet e 60 u
bė edhe trajner i Romės. Tani ai ėshtė 88 vjeqar, dhe ėshtė njė nga ata pak lojtarė tė gjallė qė kanė fituar skudeton
e parė.

Vitet e 80-ta dhe tutje.

Me lojtarėt e talentuar si Bruno Conti, Agostino Di Bartolomei, Roberto Pruzzo, Roma do ti fillonte vitet e 80-ta nė
pozitė tė konkurimit pėr titull, pas atij tė fituarit nė vitin 1942. Pas asaj humbje tė ngushte dhe tė dyshimt nga
Juventus FC nė vitin 1981, roma u desht tė kėnaqej vetėm me vendin e dytė. Nė vitin 1983 nė Kupen Evropiane ata
humben nė finale nga penalltitė kundėr Liverpoolit. Nė sezonen 1990-91 Roma arriti nė Finalėn e Kupės UEFA, ku
u mposht nga Milano 2-1.
Gjatė kėtyre viteve, Roma mbeti nė pjesėn e lartė tė tabelės, ndonjėherė duke qenė shum afėr titullit, tė cilin e
arritėn nė vitin 2000/01 pasi mundėn Parmen 3-1 nė javėn e fundit, duke e lenė Juventusin prapa dy pikė.
Francesco Totti ishte arsye kryesore e suksesit tė vitit 2000/01 dhe qė atehere, ai ėshtė shėndrruar nė njė ikonė tė
klubit, status tė cilin mė parė e mbanin Pruzzo dhe Conti. Ai ėshtė njė hero te tifozeria romake, sidomos tani pas
suksesit tė komėbtares italiane nė Botrorin e 2006. Totti ėshtė gollashenusi mė i mirė nė historinė e Romės, duke e
mundur edhe Pruzzon qė kishte 106 gola.
Roma ishte gati tė arrinte tė mbronte titullin me sukses. Por prap humbi nė garė me Juventusin, vetem pėr nje
pike, ndėrsa vendi i dytė i mundėsoi kualifikimin e drejtėpėrdrejtė nė Ligėn e Kampionėve.
Qė kur fituan skudeton nė vitin 2001, Roma pėrfundoi e dyta nė ligė apo nė Kupėn e Italisė. Humbėn nė finale nė
vitin 2002-03 nga Milan, ndėrsa pėrfunduan nė vendin e dyte nė Serie A.
Viti 2004-05 ishte dėshperues pėr Romėn, kur ishte mundėsia e largimit nga liga, para se tė pėrfundonin nė
vendin e 8-tė. Ia dolėn tė sigurojnė njė vend nė UEFA CUP pas arritjes nė finalen e Kupės sė Italis, te cilėn e
humbėn mė rezultat total 3-0 nga Inter Milan. Fushata nė Ligėn e Kampionėve ishte edhe mė e keqe, kur nga 6 loje,
morėn vetėm njė pikė, duke pėrdunduar tė fundit te nė grup. Nė lojen e parė, Roma ishte dėnuar me rezultat 3-0
pėr Dinamo Kievin, pasi njė objekt i gjuajtur nga tifozet goditi referin. Po ashtu, Roma u denua me 2 lojė pa
shikues, ndėrsa pika e parė erdhi nė Barazimin 1-1 nė Romė, ndaj Leverkusenit.
Nė vitin 2005-06 Roma ishte prapė nė Finale tė Kupes sė Italisė kundėr Interit. Barazuan nė lojen e parė 1-1 edhe
humben 3-1 nė lojen kthyese. Ky ishte viti i dytė me radhė qė mundeshin nė finale nga Interi.


Tifozėt:

Roma luan bashkė me Lazion nė stadiumin Olimpico qė posedon afro 83000 ulėse. Keto dy skuadra luajnė 2 herė
mes vete - Roma Derby, njė ndeshje e nxehtė e me shumė emocione, qė shpeshė kalon me tensione tė ndryshme,
brenda dhe jashtė stadiumit.
Dy raste tė veqanta tė tensioneve midis tifozerive kanė lenė gjurmė tė medha. Ai i vitit 1979 kur njė tifoz i Romes
kishte goditur me njė fishekzjrrė nė sy njė tifoz Lazios, duke e lėnė tė vdekur, dhe incidenti i vitit 2003 kur njė
thashethem qė njė tifoz ėshtė vrarė bėri qė tė ndėrpritet loja, dhe pėrleshjet tė vazhdonin jashtė stadiumit.
Tifozėt e romes, qė njihen si njė ndėr mė tė shumtit nė Itali, vishen me ngjyrat kuq dhe verdh (ngjyrat e veshjeve
tė skuadrės) dhe quhen Kuq e Verdhėt (giallorossi).
Himni i tifozėve "Roma, Roma" i kėnduar nga Antonello Venditti kėndohet para qdo ndeshje, kurse "Grazie
Roma" nė fund tė ndeshjeve kur Roma fiton.

Stadiumi:

"Stadio Olimpico" ėshtė stadiumi kryesor nė Itali, me afro 83,000 ulėse, pronė e komunės sė romės. Ndodhet nė
Foro Italico dhe ėshtė stadium i pėrbashkėt i AS Roma dhe SS Lazio. Ėshtė ndėrtuar nė vitin 1936, dhe ka qenė
disa herė prites i manifestimeve tė mėdha sportive dhe kulturore: Lojrat Olimpike Verore 1960, Gara botėrore pėr
atletikė 1987, dhe e lojrave dhe finales sė Kupes sė Botės tė vitit 1990. Po ashtu, do tė jetė mikėpritėse e finalės sė
Liges sė Kampionėve 2009.
Ndeshje tė famshme tė zhvilluara nė kėtė stadium: 1977 dhe 1984 - finalja e Kupės Evropiane, 1990 - Finalja e
Kampionait Botror, 1996 - Finalja e Ligės sė Kampioneve.


Trofet:

Serie A: (3) 1941-42, 1982-83, 2000-01
Kupen e Italisė: (8) 1963-64, 1968-69, 1979-80, 1980-81, 1983-84, 1985-86, 1990-91, 2006-07
Super Kupėn e Italisė: (2) 2000-01, 2007